Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit firmosi përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Shkëlzen Gjonaj pas denoncimit në media të veprimeve arbitrare të tij.
Sot pasdite u mor vendimi për pezullimin e tij pasi në media u publikua një video ku ai filmohej duke vjedhur paratë në një automjet brenda një lavazhi. Por në mbrëmje u publikua një video tjetër ku ai rrihte një qytetar. Menjëherë pas kèsaj u mor vendimi për përjashtimin e menjëhershëm të tij nga Policia e Shtetit dhe po punohet për arrestimin e tij.
Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:
Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj," thuhet në njoftimin e policisë të nxjerrë sot në orët e vona të natës. Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Lajmi kryesor:
Skandali/ Komandanti i policisë i kontrollon makinën dhe portofolin një qytetari, rreh një tjetër: E godita për hir të punës
