Sot iu arrestua bashkëpunëtori i ngushtë, kush është Met Kanani, baroni i trafikut të heroinës dhe kanabisit

Sot iu arrestua bashkëpunëtori i ngushtë, kush është Met Kanani, baroni i trafikut të heroinës dhe kanabisit

Met Kanani, baroni i drogës i arrestuar nga 'Preçizioni'

Grupi i Met Kananit i njohur për trafikun e heroinës dhe kanabisit rikthehet sërish në vëmendje, pas arrestimit të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Eskobarit shqiptar të drogës. Besmir Lupi 32-vjeç ra sot në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim në maj të këtij viti, si pjesëtar i grupit kriminal që kontrollonte një prej rrugëve më të mëdha të trafikut të drogave të forta nga Afganistani drejt Europës. 

Met Kanani cilësohet si “baron i madh i drogës” pasi deri para arrestimit në muajin mars, kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e BE. Grupi i tij u zbërthye në mars dhe maj të këtij viti me arrestimin e pjesëtarëve kryesorë të bandës. Vetë Met Kanani, ose "Met shqiptari" siç njihej në Turqi, ndërsa mediat e pagëzuan si "Eskobari shqiptar", u kap nga autoritetet turke teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro. 

Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian. Sipas mediave në Turqi, Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

Pavarësisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë. Grupi që kryente këtë linjë narkotrafiku kishte lidhje të forta edhe me trafikantë italianë e grekë. Nga dosja e policisë greke për këtë çështje që “Shqiptarja.com” zbardhi në nëntor, dilte përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm grek si dhe e dy trafikantëve me shumë eksperiencë italianë. Met Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës.

Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis për tregun turk dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe. Arrestimi i Met Kananit dhe bandës së tij u konsiderua si ndërprerja e një prej rrugëve të trafikut më të madh të drogave të forta ku si rrugë kalimi përdorej Turqia. E gjithë banda përbëhej nga 66 persona të kombësive të ndryshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK