Kontrollet intensive nga policia me dron, 629 gjoba në 24 orë për qytetarët, 130 patenta të hequra (VIDEO)

Droni dhe patrullat e policisë zbulojnë 629 shkelës të karantinës 90 më pak se ditën e parë të zgjatjes së fashës orare deri më 17:30.

Ndërkohë rritje ka numri i drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat u është hequr patenta dhe u është bllokuar mjeti sipas aktit normative është 130 persona.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi F. M., banues në Tiranë dhe është proceduar penalisht shtetasi U. A., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar në postobllokun e kontrollit.

Elbasani ka shënuar një të arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.18 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., banues në Fier, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l dhe nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi M. R., banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për respektimin e orareve dhe kushteve të karantinës nuk kanë munguar dhe denoncimet e qytetarëve për shkelësit, ku telefonatat në numrat 112 dhe 129 si dhe komisariati digjital kanë qenë në një numër të lartë sqaron policia.

Këta 629 shkelës janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë ndërsa, 5 persona janë ndëshkuar me nga 20.000 lekë dhe bllokim mjeti tre muaj pasi janë kapur në parqe dhe lulishte.

Packa 34 ditëve të karantinës ku lokalet dhe baret janë të ndaluar të hapen përgjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 7 bar kafe të hapura, duke u penalizuar me masën e gjobës nga policia e shtetit.

Pjesë e kontrolleve këto 48 orë janë bërë edhe strukturat e policisë rrugore ç'ka ka sjell dhe ndëshkimin e një numri të lartë shoferësh që abuzonin me autorizimet duke lëvizur jashtë fashës orare të lejuar për arsye pune sipas autorizimit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tafili: 15/04/2020 12:52

    e kemi ne gjak spiunllekun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve