Konventa e LSI-së në Përmet rizgjedh
Elton Ismailin në krye të partisë

Konventa e LSI-së në Përmet rizgjedh<br />Elton Ismailin në krye të partisë
Konventa Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Përmet rizgjodhi si kryetar të saj Elton Ismaili si dhe zgjodhi Komitetin e ri drejtues. Në këtë Konventë mori pjesë Nën/Kryetari i LSI, Endrit Braimllari, deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Vangjel Tavo si edhe anëtarët e strukturave drejtuese të LSI Gjirokastër dhe Tepelenë.

Në fjalën e tij përpara anëtarëve të kësaj force,  Endrit Braimllari vlerësoi se LSI rritet sepse kjo parti politike ka në qelizën e saj stabilitetin, qëndrueshmërinë, mirësinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Sfida jonë e përbashkët është Shqipëria, se si ne do t’i shërbejmë me politika konkrete, me rritje ekonomike, me përmirësimin e sistemit arsimor. Ndaj dhe kjo garë e LSI është një garë ku përballen platforma, është një garë që i shërben LSI-së sepse e përmirëson atë, vazhdon rrugën e hapjes së LSI. Ne kemi nevojë për mendimin e çdo qytetari jo vetëm mbi funksionimin e partisë, por dhe mbi qeverisjen e vendit sepse jemi ne që përballemi çdo ditë me probleme nga më të ndryshme. Ne kemi nevojë për një  politikë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, për një politikë që dëgjon dhe punon në shërbim të qytetarëve”, tha Braimllari.

Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Vangjel Tavo u shpreh se LSI është një parti dinamike dhe e energjive integruese jo vetëm për anëtarët e saj, por për mbarë qytetarët në të gjithë vendin.

“Ju të dashur miq, qytetarë të Përmetit, ata të mbarë Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë, tashmë e kanë kuptuar që LSI nuk është një parti formale, por është një grupim politik dinamik, një grupim politik progresist, që ecën me ritme të shpejta. Liria e çdo anëtari të LSI për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në forumet drejtuese, për të ndarë mendimet, për të kontribuar me ide dhe platforma, që përbëjnë esencën e familjes sonë të madhe politike. Ne jemi një parti dinamike dhe e energjive integruese jo vetëm për anëtarët tanë, por për mbarë anëtarë e LSI dhe qytetarët në të gjithë vendin. Kjo konventë duhet të na shërbejë si moment reflektimi për atë çfarë jemi duke lënë pas dhe për atë që na pret në muajt në vazhdim”, theksoi Tavo.

11

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten