Konventa e LSI, Ylli për Sekretar të
Përgjithshëm, Caka për n/kryetare

Konventa e LSI, Ylli për Sekretar të<br />Përgjithshëm, Caka për n/kryetare
Dritan Ylli paraqet kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI Në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore që zhvillohet më datat 3-4 dhjetor, ka nisur edhe procesi i paraqitjes së kandidaturave për postet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se anëtari i KDK-së dhe ish-anëtar i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, ka paraqitur kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së.

Ylli, i cili aktualisht është Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij përmes një shkrese që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.

Dritan Ylli është shprehur se nëse zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës për t’iu përkushtuar tërësisht organizimit të partisë. 

Në Konventën e LSI-së, Dritan Ylli do të garojë për Sekretar të Përgjithshëm përballë Indrit Braimllarit, i cili u propozua sot nga kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar. 

Silva Caka kandidon për nëkryetare të LSI
Në prag të Konventës Kombëtare Zgjedhore, deputetja e LSI-së, Silva Caka ka paraqitur kandidaturën e saj për postin e Nënkryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Caka, e cila do të garojë përballë kandidates tjetër Kejdi Mehmetaj, ka zyrtarizuar kërkesën e saj me një shkresë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.  

Që nga viti 2013, Silva Caka është deputete e Kuvendit të Shqipërisë si edhe anëtare e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Deputetja Silva Caka do të garojë në Konventën Kombëtare për nënkryetare të LSI-së, përballë koleges së saj, Kejdi Mehmetaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai