Largon grupin Kryemadhi? Ilir Meta paralajmëron ‘spastrim’ te Partia e Lirisë: Rithemelohemi, s’mund të ketë parti me dy shoferë

Pas Sali Berishës, tashmë në arrest shtëpie, edhe Ilir Meta paralajmëron rithemelimin e Partisë së Lirisë, në Konventën që mbahet më 27 prill. Në fjalën e tij para mbledhjes së Kryesisë, Meta tha se ka ardhur koha që të ndërtohet një parti me baza të reja, ku do t’i jepet fund nepotzimit.

"Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund nepotizmit, duke i thënë dhunë mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies hapësirë për alibi e shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre", tha Meta. 

Nuk përmend emra, por Meta thotë se Partia e Lirisë nuk mund të ketë dy drejtues, duke ngritur dyshime për spastrim të të besuarve të ish kryetares, Monika Kryemadhit në postet drejtuese. 

Meta i bëri thirrje kujtdo që dëshron të drejtojë Partinë e Lirisë që të kandidojë në Konventën e 27 prillit.

“Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit.

Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrje, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr Konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta.

Ilir Meta përgjatë javëve të fundit ka shtuar mesazhet për tradhtarë brenda radhëve të Partisë së Lirisë. Vetëm disa ditë më parë ai tha se ka larguar gardistin duke e quajtur patronazhist të Erion Veliajt, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se figura të PL janë shitur te Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Riorganizimi i PL-së, Xhixho e Blushi caktohen Sekretarë Politikë

1713182895_ilirmeta.JPG

Kryesia e Partisë së Lirisë ka miratuar sot vendime në lidhje me riorganizimin e Partisë së Lirisë. Në vendimet e kryesisë, Erisa Xhixho është caktuar sekretare politike për qarkun e Tiranës dhe Tedi Blushi për Sekretar Politik për Qarkun e Korçë.

‘Kryesia e Partisë së Lirisë, në funksion të riorganizimit me themel dhe forcimit të mëtejshëm të strukturave në nivel qendror dhe vendor, të hapjes së pandalshme, zgjerimit të mbështetjes së saj qytetare, të mbarëvajtjes së Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe në zbatim të 5 prioriteteve kryesore për 4 milion shqiptarë plus, vendosi sot:

1. Ngritjen e Grupit të Punës për hartimin e Programit Politik dhe të Ndryshimeve Statutore, drejtuar nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.

2. Erisa Xhixho, Sekretare Politike për Qarkun e Tiranës.

3. Tedi Blushi, Sekretar Politik për Qarkun e Korçës.

4. Ngritjen e Komisionit Organizator për kremtimin e 20-vjetorit të themelimit të LSI, me bashkëkryetarë z.Edmond Panariti dhe znj.Brunilda Paskali.’- njofton Partia e Lirisë.

Ora 14:07
Meta batuta me Haxhinaston: Bëhu gati për 26 vite të tjera punë, po t’u dukën shumë të pres në palestër

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me batuta ka ‘ftuar’ edhe Edmond Haxhinaston t’i bashkohet stërvitjeve të tij në palestër. Teksa kishte mbledhur Kryesinë e Partisë, Meta foli për një riorganizim të partisë me Konventën që do mbahet më 27 prill.

Meta i sugjeroi Haxhinastos që të bëhet gati edhe për 26 vite të tjera punë, e ndërsa me shkaka shtoi se nëse i duken shumë t’i bashkohet në palestër.

“Haxhinasto bëhu gati edhe për 26 vite te tjera punë. Po t’u duken shumë të mirëpres në stërvitje dhe palestër”, tha Meta.

Ora 13:58
Meta tregon pse mbështet ish-partinë e Gruevskit, i dënuar për korrupsion: Ka bërë gjëra të mrekullueshme, duhet marrë shembull

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot dha edhe një koment për mbështetjen e tij të hapur ndaj ish-partisë së Nikola Gruevskit (i dënuar për korrupsion) në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen se afërmi.

'Mendoj se ndryshimi në këtë vend është i rëndësishëm dhe pozitiv. Është një vend që falë VRMO-DMNE ka arritur që të shkojë nga i 100 në të 10 në botë sa i takon klimës së biznesit dhe i 5 në BE. 5 objektivat tona do t’i realizojmë shumë më shpejt, kam dëgjuar se thonë që është parti antishqiptare, por besoj se ata nuk e dinë që është një forca politike që ka njohur Kosovën kur ka qenë në pushtet, përkrah NATO-n dhe aderimin në BE. Ne jemi të bindur se garancia në Maqedoni do jenë shqiptarët për kursin euroatlantik dhe europian të Maqedonisë.'

Meta vlerëson se lidershipi i ri i VMRO/DMNE ka mësuar prej gabimeve të Gruevskit.

'Lidershipi i ri i Maqedonisë që është i qartë për Ballkanin i hapur, po aq sa jam unë dhe Nesho, është një lidership që ka nxjerrë shumë mësime nga gabimet e Gruevskit, sidomos ata që erdhën për shkak të nepotizmit dhe emërimit katastrofik në SHIK që bëri shumë punë të paligjshme. Atë përkrahje që kam dhënë e kam dhënë me dijeni të plotë. I ftoj të gjithë të shkojnë të vizitojnë Shkupin 1 dhe Shkupin 2 për të kuptuar se kur do vendin tënd mund të bësh gjëra të mrekullueshme.'

Sipas Metës duhet marrë shembull nga kjo parti pasi është patriotike për vendin e saj dhe ka bërë gjëra të vlefshme.

'Ne nuk bëmë një gjë në Durrës, Lezhë, Fier. Dhe ato që ishin i prishëm. Ata ishin një forcë patriotike që zhvilluan, vendin, bujqësinë. E kthyen vendin në fuqi eksportuese. Përkrahjen e kam dhënë me bindje të plotë. Kurse këta edhe Pustecin që duhet ta kishin bërë model turizmi, e kanë katandisur në vendin që për kilometër katrorë ka numrin më të madh të gomerëve dhe numrin më të vogël të njerëzve. Me ne Pusteci do të jetë model. Sepse janë njerëz të jashtëzakonshëm, me tradita të jashtëzakonshme. Dhe kanë një tavë krapi që është shumë konkurruese.'

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zigur: 15/04/2024 17:06

    Vetem gomeret i bashkohen Like floririt..

    Përgjigju
    • Arben: 15/04/2024 19:06

      Sa shume gomere ka patur Shqiperia! Gomere servile e interesaxhinj. Tani po zvogelohet numri i tyre se nuk kane me interes me Ilir Meten!

  • Nasho: 15/04/2024 16:40

    Hidhi uje vella, se tu dogi…

    Përgjigju
  • Babuç: 15/04/2024 15:26

    Jepi bisha ne ke me vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani