Konvikti i 'A.Vokshit' shndërrohet në
Qendrën e Studimeve Albanologjike

Konvikti i 'A.Vokshit' shndërrohet në<br />Qendrën e Studimeve Albanologjike
TIRANE - Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi që konviktin e “Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi” në Tiranë t’ia kalojë në përgjegjësi Ministrisë së Arsimit, për Qendrën e Studimeve Albanologjike.

Sipas vendimit në fjalë, godina e konviktit, i hiqet kështu nga përgjegjësia Ministrisë së Mirëqënies Sociale, ndërsa theksohet se Qendra e Studimeve Albanologjike nuk mund ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve këtë pronë.

Më poshtë vendimi i plotë:
 
VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË OBJEKTIT ME EMËRTIM “KONVIKTI I GJUHËVE TË HUAJA “ASIM VOKSHI””, TIRANË, NGA MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, PËR QENDRËN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I: 
 
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të objektit me emërtim “Konvikti i Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Tiranë”, ndodhur në zonën kadastrale 8160, S-13, me numër pasurie 5/74, nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit, për Qendrën e Studimeve Albanologjike, sipas genplanit dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
2. Qendra e Studimeve Albanologjike nuk mund ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve pronën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
 
3. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe kryeregjistruesi i  Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni