Dhuna në shtëpinë e fëmijës shkollore në Shkodër ka qenë dhe është e vazhdueshme. Ky fakt është deklaruar koordinatori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve për Shkodrën Ervis Vezi.
Ai tregon se dhunë ka pasur në vazhdimësi, por jo deri në këtë pikë sa të flitej për abuzim seksual.
“Unë e kam ditur se aty ka dhunë, absolutisht edhe kur kemi qenë ne ka pasur dhunë, por jo deri në atë gradë kur thuhet se ka dhunë seksuale. Ka dhunë psikologjike e fizike nga stafet. Gjithmonë ka pasur dhunë dhe stafi ka qenë gjithmonë paragjykues ndaj këtyre fëmijëve. Fëmijët aty rrihen në banjo, dhoma klasa e ambiente të tjera” tha ai.
Vezi ka jetuar disa vite pranë këtij institucioni ndërsa thekson se asnjëherë denoncimet e tyre nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e qendrës.
‘Ne kena shkuar tek drejtori dhe i kemi thënë se na kanë dhunuar mësuesit e ai asnjë gjë s’ka bërë. Edhe sot nxënësit kanë shkuar tek drejtuesit, por askush nuk ka bërë gjë për ta dhe nuk është dëgjuar zërin e tyre” shtoi ai.
Një tjetër ish-rezident pranë kësaj qendre, Lorenc Koçi pranon se dhuna ka qenë sistematike.
“Ne na kanë rrahur, na kanë fut nëpër shporeta. Na kanë dhunuar me karrike. Që nga parashkollori nis dhuna. Dhunë ka pasur tek të gjithë. Kemi denoncuar dhunën, dhe nuk është bërë asnjë gjë. Jetimin nuk e ka ndihmuar dhe nuk e ndihmon askush” thotë ai.
Ish-drejtoresha e qendrës, dhe katër punonjëse të tjera u arrestuan javën e kaluar, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “keqtrajtim të të miturive”. Ndaj tyre tyre gjykata ka caktuar edhe masën e sigurisë arrest në burg.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO