TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon të shpërblejë pasarëdhësit e kupolës së vjetër brenda PD-së. Ai gjatë prezantimit të Koordinatorëve Kombëtarë të Partisë Demokratike ditën e djeshme, promovoi fëmijët e atyre të cilët kanë milituar më parë në listat e PD-së, apo që janë miq tepër të ngushtë me ish-kryeminstrin Berisha. Në listën e 24 Koordinatorëve Kombëtarë, ai promovoi emra si: Henris Balliu, e cila është vajza e botuesit të gazetës 55 Fahri Balliu dhe Blerta Zilja e bija e ish-kryeredaktorit të po kësaj gazete.