TIRANE - Kryeministri Berisha në përpjekje për të fituar një mandat të tretë qeverisës po i rikthehet sërish idesë së KOP-it, me të cilën 8 vite më parë bëri që të ndryshojë imazhi i tij përballë shqiptarëve e ndërkombëtarëve. Por dhe për të kthyer të larguar të tjerë nga PD. Por cili ka qënë paneli prej 31 anëtarësh të Komitetit të Orientimit të Politikave, forumi që solli një risi në jetën e politikës shqiptare në vitin 2005, dhe ku gjenden ata aktualisht për të evidentuar më pas mundësinë e një ripërsëritje të KOP më 23 qërshor 2013. KOP megjithëse i shpërbërë ka shërbyer si një trampolinë për zhvillimin e karrierës profesionale e politike për shumicën e anëtarëve të saj. Para zgjedhjeve të 2005 PD shpalosi forumin më të ri, të quajtur Komiteti i Orientimit të Politikave.

Ky forum mblodhi pranë vetes profesionistë të botës akademike, shoqërisë civile, ekspertë të shquar të fushave të ndryshme, të shkolluar dhe të trajnuar në universitetet më të mira të botës e me përvojë të gjatë në institucione vendase e ndërkombëtare. Detyra e tyre kryesore ishte përgatitja e një strategjie gjithëpërfshirëse qeverisëse dhe përcaktimi i drejtimeve kryesore për zbatimin e kësaj strategjie. KOP dha një ndihmesë të veçantë në hartimin e programit qeverisës të PD si dhe ndikoi pozitivisht në fitoren në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Por, pas zgjedhjeve të 3 korrikut KOP ndaloi së funksionuari dhe aktualisht mund të quhet se është shpërbërë përfundimisht.

Por anëtarët e këtij forumi aktualisht ndodhen në postet më të larta në qeveri, në institucione të larta shtetërore, por dhe të përfshirë suksesshëm në fushën e biznesit. Ky forum duket se u përdor më së miri për zhvillimin e karrierës së secilit prej anëtarëve. Aktualisht disa prej anëtarëve më të spikatur të KOP mbajnë poste ministrore në qeveri dhe në bashki. Ish-kryetari, Lulzim Basha ka qënë ministër i Transporteve, i Jashtëm,  Brendshëm dhe aktualisht është kryebahshkiak i Tiranës. Majlinda Bregu mban postin e ministres së Integrimit e atë të zëdhënëses së qeverisë, ndërsa është deputete. Aldo Bumçi, pas gati një viti në postin e ministrit të Drejtësisë, pasi qëndroi pak deputet tani është ministër i Kulturës. Ylli Pango, përveç karriges së deputetit ishte e ministër Kulturës por që për afera seksuale u shkarkua nga Berisha dhe tashmë është drejtor në MKRTS. Ndërsa Myqerem Tafai është ministër i Arsimit. Pastaj të tjerët janë zv.ministra si Taulant Bino, Ndoc Faslia, ndërsa Florjon Mima fillimisht zëvendësministër i Financave, tani deputet. Pa lënë jashtë vëmendjes Vokshin, Kadillin, Xhepën etj., si deputetë.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)