Kopani: Funksionimi i Kuvendit të Shqipërisë është përmirësuar në të gjithë treguesit e performances
PRISHTINË, 17 Nëntor /ATSH-B.Jashari/- Mbikëqyrja parlamentare e qeverisë, përgjegjësitë dhe praktikat e stafit parlamentar gjatë kryerjes së aktiviteteve mbikëqyrëse, ishin tema e seminarit të sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt sot në Prishtinë, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe GIZ (Deutsche Gesellschaft fùr Internationale Zusammenarbeit). Sekretarë […]
PRISHTINË, 17 Nëntor /ATSH-B.Jashari/- Mbikëqyrja parlamentare e qeverisë, përgjegjësitë dhe praktikat e stafit parlamentar gjatë kryerjes së aktiviteteve mbikëqyrëse, ishin tema e seminarit të sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt sot në Prishtinë, me mbështetje të Misionit të
OSBE-së në Kosovë dhe GIZ (Deutsche Gesellschaft fùr Internationale Zusammenarbeit).
Sekretarë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit të Shqipërisë, të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe të Kroacisë, Sllovenisë e Hungarisë, prezantuan praktikat dhe përvojat e tyre të mbikëqyrjes parlamentare të qeverisë dhe institucioneve të tjera, në funksion të përmbushjes së rolit kushtetues mbikëqyrës dhe kontrollues të parlamenteve kundrejt pushtetit ekzekutiv.Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, Miklovan Kopani, tha se gjatë viteve të fundit, funksionimi i Kuvendit të Shqipërisë është përmirësuar në të gjithë treguesit e performancës së tij, duke ndërmarrë masat e nevojshme për adresimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit. "Është rritur efikasiteti i kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, si dhe kontrolli e ndërveprimi me institucionet kushtetuese apo ato të krijuara me ligj, si dhe është përmirësuar transparenca në procesin legjislativ, aksesi e informimi i publikut lidhur me këtë proces dhe me veprimtari të tjera parlamentare", theksoi ai.
Në hapje të këtij seminari, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, tha se ky takim është një mundësi e mirë për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërparlamentar dhe për vendosjen e standardeve në këtë bashkëpunim. Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe drejtori i Zyrës së GIZ-it në Shkup dhe Prishtinë, James Macbeth Forbes, duke e konsideruar takimin e sotëm të një rëndësie të veçantë. Ai u ndal në rëndësinë e llogaridhënies së qeverive në parlamentet respektive, të cilën e cilësoi si përbërësin kryesor të demokracisë. /a.ke/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1991
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56