Kopetenca e Këshillit Bashkiak
1 Miraton statutin e bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.
2 Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin e këshillit.
3 Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak.
4 Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5 Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
6 Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
7 Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.
8 Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë.
9 Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.
10 Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
11 Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë.
12 Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet.
13 Zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut.
14 Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.
15 Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
16 Vendos për simbolet e bashkisë.
17 Vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin e bashkisë.
18 Jep tituj nderi dhe stimuj.
19 Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.
Kopetencat Kryetarit të Bashkisë
1 Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit Bashkiak.
2 Zbaton aktet e këshillit Bashkiak;
3 Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
4 Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
5 Raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
6 ËËshtë anëtar i këshillit të qarkut;
7 Emëron dhe shkarkon N/kryetarët e bashkisë, Drejtorin e kabinetit;
8 Emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi.
9 Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil";
10 Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik;
11 Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
12 Kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com