Testimi për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar” është anuluar. Shkak është bërë fakti se më shumë se 100 oficerë policie rezultuan se kishin dhënë të njëjtën përgjigje. Kjo ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të anulojë testimin, për shkak se ka dyshime që teza është shpërndarë më herët.
Në vendimin e firmosur nga drejtori Ardi Veliu thuhet se:
Për arsye të mangësive të konstatuara që kanë cënuar integritetin e testimit me shkrim, për fitimin e gradës “Komisar”, zhvilluar më datë 7.11.2018, dhe me qëllim kryerjen e procesit të konkurimit, në mënyrë të drejtë, të paanshme, me transparencë e barazi, të aplikantëve më të mirë që kanë fituar të drejtën e konkurrimit::
Urdhëroj:
Anulimin e testimit me shkrim për fitimin e gradës Komisar, të zhvilluar më 07.11.2018 dhe mosnjohjen e rezultateve të tij.
Testimi me shkrim të përsëritet më datë 15.11.2018, ora 07:30, në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Urdhëri i Drejtorit të Policisë për ritestimin e oficerëve të Policisë
Kanë qenë 420 oficerë policie që konkuruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herë tezën. Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre. Gradat në polici kanë qenë gjithmonë të kontestuara, për shkak se shumë policë hedhin akuza për mbështetjen e disa kandidatëve të caktuar.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
18%
-
Alibeajt
74.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1456
Lajme të tjera
-
Rrumbullaku vizitë pune në Itali: Bashkëpunim policor dypalësh në luftën kundër të kërcënimeve kriminale që prekin të dyja vendet
24 Janar, 08:54
-
PD e Berishës: Veliu dhe Çuçi manipuluan vdekjen e Lear Kurtit, krim shtetëror
19 Janar, 14:00
-
Vdekja e Lear Kurtit nga mbidoza pas arrestimit, Raporti i Avokatit të Popullit: Policia mund të parandalonte ngjarjen! Ja rekomandimet
17 Janar, 17:03
-
Tërmeti/ Vlerësohen dëmet ne 4 banesa në Zall-Bastar! Veliaj: Së shpejti miratohen ndihma për riparimin e dëmeve
17 Janar, 16:51
-
Ka në të gjithë vendin? Pas largimit në Shkodër, policia ‘në këmbë’ për të zbuluar ‘kamerat spiune të krimit’! Rrumbullaku urdhër të gjitha drejtorive
16 Janar, 15:31
-
Skënder Doda, një jetë në polici, sot falënderon Zotin: Isha me fat, nuk m’u vra asnjë efektiv, nuk vrava askënd! Trazirat e ‘97-s sfida më e madhe
15 Janar, 19:26
-
Bonusi 10 mijë lekë për Policinë e Shtetit nga 'Pakoja e Madhe', efektivja: Lehtësim dhe vlerësim për lodhjen e sakrificën! Kemi besim se situata do kapërcehet më shpejt
14 Janar, 12:07
-
Karburanti kontrabandë nga Libia, 13 të arrestuar, 3 shqiptarë! Pronari, kapiteni dhe 2 marinarët e anijes u kapën me 62 mijë litra naftë në Durrës
14 Janar, 10:46
-
Rrumbullaku nderon Dëshmorët e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës
13 Janar, 16:07
-
Festë mes sfidave, policia e Shtetit ‘mbush’ 110 vjeç! Rrumbullaku- efektivëve: Kush na përbalt e përjashtojmë
13 Janar, 09:32
-
Porositë e Ramës në takimin me drejtuesit e policisë: Godisni zyrtarët e korruptuar! Zbardhni misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt
12 Janar, 11:23
-
Rama mbledh drejtorët e policisë në qarqe te 'Vila 30' në Tiranë, i pranishëm edhe kryepolici Rrumbullaku
11 Janar, 21:21