KOPLIK-Krimi godet sërish në familje. Pasditen e sotme pas një sherri në familje burri ka goditur me sëpatë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është Lumturie Bajrakurti 42-vjeçe, ndërsa autori është Ylber Bajrakurti, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.
Ylber Bajrakurti, po 42 vjeç sipas policisë së Shkodrës kishte probleme dhe trajtohej si i sëmur mendor, ndërsa shkak i sherrit ishte bërë xhelozia në çift. Pas konfliktit 42-vjeçari masakroi gruan. Sherri ka nisur brenda në banesë dhe ka vijuar jashtë saj, ku burri ka marrë sëpatën duke e goditur në kokë.
/Shqiptarja.com

Çifti kishte pak kohë që ishte zhvendosur nga një fshat në Koplik, ndërsa kishin pasur vazhdimisht probleme. Tre fëmijët e mitur të çiftit, dy vajzat një djalë ndodheshin brenda në banesë në momentin e krimit. Vajza e madhe është 12-vjeçe, ndërsa të tjerët janë 11 dhe 6 vjeç. Pas ngjarjes ata kanë lajmëruar fqinjët, të cilët njoftuan policinë, por ishte tepër vonë, pasi gruaja kishte ndërruar jetë.
[gallery]25429[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO