Kopshtet pa fonde, 200 mijë
euro mediave “të Bashkisë”

Kopshtet pa fonde, 200 mijë<br />euro mediave “të Bashkisë”
Rreth 70 fëmijë, që frekuentojnë çerdhen numër 15 në Tiranë, as në këtë fundvit nuk mundën t’i riktheheshin ambjentit të tyre.
Që nga nëntori i vitit 2012 Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e këtij ambjenti me një afat 6 mujor, ndërsa ka kaluar më shumë se një vit dhe ambjenti nuk i’u është kthyer fëmijëve.
Me një investim prej 10 milionë lekësh, të miratuara nga Bashkia, kjo çerdhe vazhdon të jetë jashtë përdorimit dhe fëmijët e kësaj çerdheje janë të detyruar t’i drejtohen privatit apo ambjenteve të tjera larg nga banesat e tyre.

Dje, kryebashkiaku Basha ka shpërndarë rreth 3000 pako me dhurata për fëmijët në Tiranë, duke iu premtuar prindërve se ata janë prioritet i Bashkisë. Por, dhurata shumë mëtë kripura zoti Basha ka adresuar, të paktën që prej 20 ditësh, për katër gazeta, të konsideruara pranë PD-së nisur nga linja e tyre editoriale.
Fjala është për një fushatë të pashembullt publikim të njoftimeve me pagesë, me nga 5 faqe njëherësh, në katër gazeta.

Sipas tarifave të tregut, këto gazeta marrin nga 300 mijë deri në 400 mijë lekë të reja në ditë secila nga këto publikime, duke u paguar me lekët e taksapaguesve kryeqytetas, që u hiqen fëmijëve, të cilët nanurisen vetëm me pako të varfëra. Pa asnjë lloj tenderimi, pa garë, pa konkurs, pa u jnisur nga asnjë lloj kriteri për tirazhin, xhiron, por vetëm duke vlerësuar qendrimin e tyre editorial gazetat kanë përfituar gjatë këtyre ditëve nga 12 deri në 16 milionë lekë në ditë sëbashku, çka përbën një total prej 300 milionë lekësh të vjetra deri
tani.

Ose më shumë se 200 mijë euro. Një shifër tejet e konsiderueshme, ndërkohë që çerdhet, siç shihet edhe në foton e çerdhes 15, të braktisur për mungesë fondesh, janë lënë pas dore. Kjo është një metodë e ndjekur nga basha ministër dhe kreu i Ekzekutivit të tij Berisha për tetë vjet me rradhë për media televizive e gazeta pa vlerë, që meritën e tyre të vetme kishin servilizmin mediatik.

Shembulli tipik i këtyre mediave ka qenë grupi mediatik i Aleksandër Frangajt, me TV Klan dhe ABC Neës dhe gazetën Koha Jonë. Kjo metodë “alla Frangaj” vijon tani nga ish-ministri, tashmë kryebashkiak i Tiranës, duke dëshmuar për mënyrën se si kanë punuar me megafonët e tyre qeveritarët e djeshëm.


Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)