TIRANË - Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, i tha ATSH-së se buxheti i pushteti vendor ka parashikuar sistemin e ngrohjes për kopshtet dhe çerdhet dhe ne e kemi miratuar atë, ndaj tani është Bashkia e Tiranës ajo që eksekuton këtë buxhet.
Në ditën e parë të vitit 2015 për shkollat dhe kopshtet, vazhdon situata problematike në disa kopshte dhe çerdhe të kryeqytetit në lidhje me ngrohjen, ndërkohë që nga bashkia e Tiranës nuk ka pasur asnjë prononcim.
Dy nënkryetarët e bashkisë së kryeqytetit, Enno Bozdo dhe Nevila Xhindi, të kontaktuar me telefon nga ATSH, nuk kanë dhënë asnjë prononcim duke na drejtuar tek zyra e shtypit e bashkisë. Ndërkohë asnjë nga zyra e shtypit nuk përgjigjet.
Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të qytetit Tiranë, Ajola Byzyka, tha për ATSH-në se "Kërkesat që ata marrin nga kompshtet apo shkollat ia delegojnë bashkisë, pra kemi një rol ndërmjetës dhe institucioni përgjegjës është bashkia e Tiranës. Në rastet kur bëjmë vlerësimin e infrastrukturës, problematikat ia delegojmë bashkisë dhe prefektit".
Gjatë një vëzhgimi të kryer nga gazetarët tanë që kanë qenë në disa nga institucionet e arsimit parashkollor mungonte ngrohja, ndërkohë që temperaturat kanë arritur zero gradë këtë mëngjes. Kaldajat e vendosura prej kohësh thuajse në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit nuk kanë funksionuar dhe vogëlueshët po qëndrojnë në të ftohtë.
Drejtuesit e kopshteve dhe edukatoret, në disa institucione të Tiranës, kanë bërë të ditur për ATSH-në se nuk funksionon sistemi i kaldajave. Sipas tyre ky sistem, që nga viti 2011 nuk funksionon me naftë por me mbeturina drusore, një projekt pilot i anonçuar me mjaft ambicie nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.
Agjencia Telegrafike Shqiptare do ta ndjekë këtë problem në vazhdimësi duke kërkuar prononcimin e institucioneve përgjegjëse, në radhë të parë të bashkisë së Tiranës, e cila është përgjegjëse për mbrohjen e kopshteve dhe shkollave por edhe të Drejtorisë Arsimore të Qytetit Tiranë.
/ATSH/
/Shqiptarja.com