Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lidhur me kundërshtinë që ata i bënë vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës. Gjykata i ka dhënë kështu të drejtë pretendimeve të përfaqësuesit ligjor të Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Gjykata Administrative e Apelit argumentoi sot se padia e Rektorit dhe e Dekanit është ngritur në kundërshtim me ligjin. Sipas saj, organi që mund të shqyrtojë këtë akt të Këshillit të Ministrave është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe për këtë qëllim padia e paraqitur nga universiteti duhet të rrëzohet dhe të mos merret në shqyrtim.
Në këtë mënyrë, i hapet rruga realizimit të projektit për hapjen e Kopshtit Botanik ndaj publikut si dhe përmirësimin e kushteve të asaj hapësire, e cila do t’i shërbejë edhe studentëve për studime të ndryshme, por edhe qytetarëve për ta vizituar nga afër.
Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit. Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një sipërfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit. I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore.
Kopshti ishte pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkollave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 1007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘E gjetëm të shkretuar dhe me stola të thyer!’ Veliaj kujton ndërtimin e Amfiteatrit Veror 7 vite më parë: Çibanët kishin mbirë në çdo cep te Liqeni, tani oaz arti e kulture
19 Mars, 10:05
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Rama shkon pasdite në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët
10 Mars, 20:50
-
Meçe zbardh DOSJEN: Çështja e Veliajt u manipulua, u burgos pa asnjë fakt! SPAK-GJKKO nuk kanë asnjë provë! ‘Harabel’ asnjë financim nga Bashkia
4 Mars, 18:23
-
Kryebashkiaku Veliaj tregon se si u transformua ‘Pazari i Ri’ në Tiranë: As me dosje të rreme dhe as me dënime pa gjyq! Askush s’mund ta fshijë super punën që kemi bërë (VIDEO)
3 Mars, 20:34
-
Veliaj: Shpenzimet në Roterdam m'i pagoi shtëpia e Arkitekturës ‘OMA’, jo Fatmir Bektashi! Xoxa nuk ishte! Si 'korruptohet' kryetari i bashkisë më të madhe në vend me një udhëtim?!
28 Shkurt, 12:01
-
Shqipëria firmos marrëveshje me Izraelin për Teknologji dhe Inovacion, Rama: BE na ka hapur një dritare, moment historik dhe mundësi që s’vjen për herë të dytë
28 Shkurt, 11:04
-
Zhduken dosjet? Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës përgënjeshtron Berishën: Ruhen në arkivë! Prokuroria heton Adriana Kalanë, u punësua nga PD si ‘stacion’ te bashkia
26 Shkurt, 16:00
-
Sot mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, këshilltarët e opozitës: Kërkojmë mocion me debat për shkarkimin e Veliajt
26 Shkurt, 13:04
-
Berisha tha se po zhduken?! E vërteta e dokumenteve që dolën nga Bashkia! PAMJET: Të njëjtat dosje, ndodhen në arkivë (VIDEO)
25 Shkurt, 15:49
-
Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi
23 Shkurt, 17:46
-
Ajola Xoxa: 'Harabel' nuk ka marrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës! Në 7 vite punë jam paguar 17 mijë euro, është OJF, s'jam pronare
22 Shkurt, 13:40
Eshte njelloj sikur kazermen e ushtrise tja japesh bashkise
PërgjigjuAjde se e ben lali Eri pallat,por mos u merakosni,do i bej dhe nje lulishte me kend per femijet para pallatit qe te gjit te jemi te lumtur
Përgjigju