Korça çel zyrtarisht “Festën e
Birrës”, argëtime për vizitorët

Korça çel zyrtarisht “Festën e<br />Birrës”, argëtime për vizitorët
KORCE- Qyteti i Korçës çel ka çelur të mërkurën zyrtarisht Festën e Birrës, një festë kjo tashmë e e afirmuar si më e madhja në Shqipëri, e cila shënon edhe kulmin e sezonit turistik në këtë qytet.
 
Festa e Birrës në Korçë mbledh me qindra vizitorë e turistë nga vendi dhe bota të cilët për kater ditë dhe 5 netë me radhë mblidhen dhe shijojnë birrën e ftohtë dhe ushqimet tradicionale.
 
Sipas drejtoreshës së Turizmit në bashkinë e Korçës, Sofjola Kotelli, ky vit ndryshe nga vitet e kaluara do të sjellë një sërë risish dhe surpriza për pjesëmarrësit.
 
Përveç birrës së ftohtë dhe ushqimeve tradicionale, në këtë festë vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë edhe kamping, por mbi të gjitha do të kenë mundësi të shohin edhe një ekspozitë fotografish të Festës së Birrës ndër vite.
 
Këtë vit festa ka edhe edhe vëmendjen maksimale të trupës diplomatike në Shqipëri, ku do të marrin pjesë ambasadori gjerman, ambasadorja çeke, ai hollandez, si edhe kreu i misionit të OSBE në Shqipëri.
 
E veçanta e kësaj feste do të jenë edhe performancat e grupeve të huaja muzikore, performanca të cilat do të jene “live” dhe do të shoqërojnë festën në të gjitha ditët e saj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës