Korça feston trofeun e artë, Kukësi
nënkampion, Partizani në Europë

Korça feston trofeun e artë, Kukësi<br />nënkampion, Partizani në Europë
Korça e gjitha në festë me trofeun e artë. Skënderbeu feston në mënyrën më të mirë titullin e 5 radhazi titullin pas fitores me Vllazninë 2-0, edhe pse çdo rezultat tjetër nuk do ta cenonte aspak titullin, pasi e zyrtarizuan një javë më parë me fitoren ndaj Flamurtarit.

Ndeshja me Vllazninë ishte formalitet, pasi të gjithë e kishin mendjen të festa në fund me një stadium të tejmbushur që e bënte akoma më të bukur edhe elektrizuese gjithçka. Mijëra bluza të shpërndara në stadium, koreografia, pa harruar këngët dhe vallet e kthyen Korçën ditën e premte në epiqendrën e futbollit shqiptar. Trofeu është dorëzuar nga presidenti i FSHF, Armand Duka.
 
Tirana – Teuta 1-0
Tirana me shumë lehtësi arriti që të mbyllte kampionatin me fitore përballë Teutës. Të dy ekipet ishin pa objektiva, pasi Teuta javën e parë siguroi mbijetesën, ndërsa Tirana luante pa motiv, me trajnerin e larguar, disa lojtarë të dëmtuar, disa të lënë në stol për mos inpejim, por edhe më e rëndësishmja pa tifozerinë që e ka shoqëruar në të gjithë kampionatin.

Shkak i gjithë kësaj atmosfere, fakti që Tirana këtë edicion nuk arriti që të fitonte asnjë trofe dhe për më shumë nuk arriti as kualifikimin në Europë. Golin e vetëm dhe të fitores për Tiranën e shënoi Bakaj, që sipas gjasave do të jetë i fundit me Tiranën, pasi në fund të edicionit do të largohet drejt Izraelit.
 
Elbasani– Partizani 0-3
Partizani e mbyll në vendin e tretë këtë edicion me biletën e Europa League. Të kuqtë mundën ekipin e Elbasanit me rezultatin 3-0 me golat e Krasniqi 28′, Bylykbashi 57′, Fazliu 67′.  Elbasani ishte me një formacion të bazuar te të rinjtë, mbi të cilën do të ndërtojë ekipin që do të konkurrojë në Kategorinë e Parë.

Tashmë Partizani do të përgatitet për pjesëmarrjen në Europë. Trajneri Duro ka filluar të mendojë që tani për Europën, teksa ka dalë hapur duke kërkuar Gilman Likën, si përforcimin e parë.
 
Flamurtari– Kukësi 1-2
Kukësi ka hipotekuar edhe këtë edicion vendin e dytë duke u shpallur nënkampion. Ajo që vlen të theksohet nga ndeshja e zhvilluar në Vlorë, ku fitoi 1-2 është fakti, që kuqezinjtë kanë bërë një zbulim, teksa ishte përsëri talenti Bregu që shënoi për Flamurtarin.

Ndërsa për Kukësin golat u shënuan nga Hysa dhe Gjinaj. Flamurtari pas ndeshjes së fundit po mendon për riformatimin, ndërsa Kukësi për Europën.
 
Apolonia – Laçi 1-4

Një edicion i mrekullueshëm për Laçin, që mori maksimumin duke e mbyllur me fitoren 1-4 me Apoloninë. Golat për miqtë u shënuan nga Veliaj 02, Xhejms 11′ Cetkoviç 43′, Musatafa 88′ , ndërsa për vendasit golin e nderit në një kampionat të luftuar deri në fund, por të pafat e shënoi Nako 80′.

Laçi ishte me shumë të rinj në formacion duke u ruajtur për finalen e Kupës me Kukësin.


Festa e Skënderbeut
skenderbeu
skenderbeu
skenderbeu
skenderbeu
skenderbeu
skenderbeu
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?