Korça nis festivalin “KokoFest”,
përkujtohet aktori Aleko Prodani

Korça nis festivalin “KokoFest”,<br />përkujtohet aktori Aleko Prodani
Ka nisur mbrëmë festivali Mbarëkombëtar i Komedisë në Korçë “KokoFest”. Edicioni i dytë i këtij festivali do të mbahet në nder të artistit të mirënjohur Aleko Prodani në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Marrin pjesë 12 trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat garojnë mes tyre për çmimin e madh atë të shfaqjes më të mirë.

Në këtë festival janë të ftuar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Zyliha Miloti, Reshat Arbana e plot e plot artistë të tjerë. Drejtoresha e Teatrit, aktorja e mirënjohur Zamira Kita, drejtuese artistike e këtij festival shprehet se “Çmimi Aleko Prodani për “Shfaqjen më të mirë” ka vënë në një përballje 12 komedi mjaft të njohura nga publiku, ku trupat teatrore nën titujt si “Perëndesha e bukurisë” pjesa e shkruar nga Pirro Mani dhe vënë në skenë nga regjisori Spiro Duni, “Art” nga teatri i Tetovës, “Të gjithë burrat e Analizës” nga teatri i Vlorës, “Martesa” nga teatri i Durrësit, “Trangullat” nga tetari Dodona, Prishtinë, dhe “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë” nga Teatri Kombëtar në Tiranë do të presin mbrëmjen e datës 21 shtatorit, ku do të shpallë edhe komedinë më të mirë të “KokoFest2”.

Nëntë çmimet si, çmimi Aleko Prodani për “Artisti i ri më i mirë, për “Artistja e re më e mirë”, çmimi për “Aktori më i mirë në rol joprotagonist”, “Aktorja më e mirë në rol joprotagoniste”, “Aktorja më e mirë në rol protagonist”, “Aktori më i mirë protagonist”, “Regjinë më të mirë”, për “Çmimin e karrierës” dhe çmimi Aleko Prodani për “Shfaqjen më të mirë” do të jepen nga juria e këtij viti e cila përbëhet nga emra të njohur të ekranit dhe skenës si aktorët Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri dhe regjisori Altin Basha.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot