KORCE- Ka zgjatur vetëm pak minuta ankthi i dy gjyshërve për nipin e tyre të ardhur nga Greqia.
4 vjeçari u gjet nga policia i pashoqëruar tek parku ‘Rinia’ dhe më pas kërkoi ndihmën e medias për identifikimin e tij
Vogëlushi me flokë gështenjë dhe sy kafe mbante në qafë një kryq të drunjtë dhe policia shpërndau në media foton e djalit për të ndihmuar në gjetjen e prindërve të tij sa më shpejt.
U njoftua se fëmija ndodhej në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës. Pas apelit policia sqaroi se gjyshërit ishin shfaqur në ambientet e komisariatit për të marrë fëmijën. Djali, fryt i dashurisë së një çifti nga Korça, kishte ardhur me pushime tek gjyshërit e vet. Ai kishte lindur në Greqi dhe nuk dinte shqip.

(Foto: Femija)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com