KORÇË - Në Gjykatën e Faktit në Korçë janë arkivuar një numër i madh dosjesh dhe kodeksesh, të cilat fillojnë prej viteve 1948-1956. Prej më shumë se 65 vjetësh, i gjithë ky material arkivor mbahet në ambientet e gjykatës.
Tashmë, për shkak të rritjes së numrit të dosjeve gjyqësore dhe kodekseve, nga dita në ditë është e pamundur që kjo të vijojë dhe bëhet e nevojshme tërheqja e një pjese të dokumentacionit nga Gjykata e Lartë ose në të kundërt, dixhitalizimi i arkivit.
Sipas përgjegjësit të mediave pranë kësaj gjykate, Violant Gongo, për zgjidhjen e këtij problemi është kërkuar dhe ndihma e donatorve të ndryshëm, ç'ka do të ndihmonte ruajtjen e kësaj pasurie arkivore, që ndryshe nga çdo gjykatë tjetër në Shqipëri, i shpëtoi dhe shkatërrimeve të vitit 1997.
Ndërkohë një problem tjetër në Gjykatën e Shkallës së Parë është sistemi i adresave. Mungesa e adresave të sakta nga qytetarët bëhet pengesë për zvarritjen e çështjeve gjyqësore për shkak të moslajmërimit të palëve në kohë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com