KORCE- Një 34-vjeçar nga Korça është arrestuar pasditen e sotme nga policia, pasi akuzohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas forcave blu, i ndaluari është, Ermal Gora, 34 vjeç, banues në Libonik të Korçës. Ngjarja për të cilën akuzohet i dyshuari, ndodhi ditën e djeshme në Maliq, ku Gora qëlloi me armë shtetasin me inicialet L.T, 51-vjeç, banues në Pogradec, i cili është pronar një dyqani kompjuterësh.
Prokuroria e rrethit Gjyqësor Korçë ka filluar nga 10 qershori, procedimin penal ndaj 34-vjeçarit për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësues e mbetur në Tentativë”, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com