Një 37 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pas një hetimi disa mujor, nën akuzën e fshehjes së produkteve të veprës penale. Në pranga është vënë Elton Kollani nga qyteti i Korçës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën këtij shtetasi, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
3 (tre) kompjutera lojrash fati në gjëndje të fikur,
Një sasi prej 1.400.000 lekë të reja,
7(shtatë) ikona kishtare, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Kishat e qytetit të Korçës,
2(dy) palë gërshërë metal- prerëse speciale,
1 (një) levë e cila përdorej për kryerjen e vjedhjeve,
1(një) orë dore, e larë në flori, e markës “Luzern” si edhe disa bizhuteri argjendi ,
2(dy) aparatë celularë .
Këto sende/objekte, u gjetën të fshehura në banesën e shtetasit Elton Kollani dhe dyshohet se janë produkte të përfituara nga 5(pesë) vjedhje, ngjarje të ndodhura gjatë tre muajve të fundit, në qytetin e Korçës.
Nga ana e Policisë, po punohet për të dokumentuar nëse shtetasi i mësipërm rezulton apo jo autor i këtyre vjedhjeve, si edhe vënien përballë përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm të tij, në këto vepra penale.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com