KORCE- Një oficer policie dhe një shtetas tjetër kanë rënë në prangat e policisë, pasi iu gjet 21.5 kilogramë drogë. Lënda narkotike e fshehur në automjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit; u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar në mjet nga policia e Korçës, në aksin Pogradec-Korçë.
 
Gjatë realizimit të operacionit të koduar “Toledo”, Strukturat e Sektorit Kundër Narkotikëve në Korçë në bashkepunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe me Strukturat e Kontrollit të Brendsëem, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Tanush Latifi , 40 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyre oficer policie në Gjirokastër; dhe shtetasin Dhimitër Dudumi, 26 vjeç, banues në po këtë qytet.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Pogradec-Korçë në automjetin tip “Seat”, me targa AA 153 IM, gjatë kontrollit iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 21 kg e 456 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa; automjeti me targa AA 153 IM; 5 aparate celulare, si dhe një shumë prej 17.000 lekë
 
Ndërkaq, materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyëqsor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Tanush Latifi
(Në foto: Automjeti i oficerit të policisë ku u gjet dhe droga)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)