Uniformat blu kanë ndaluar Arben Golloshi i cili akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetin tip “Opel Vectra” në pronësi të Golloshit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 pako me lëndë të dyshuar Kanabis Sativa.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Gjatë ditës së sotme policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.
Uniformat blu arrestuan Sejko Memushi pasi gjatë kontrollit në automjetin në pronësij të tij është sekuestruar një makineri që shërben për presimin e lëndës narkotike.
Dyshohet se 24-vjeçari është është shpërndarës i bimës narkotike pasi në këtë paisje janë gjetur mbetje të Kanabis Sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale” Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Përdorim i paligjshëm i teknologjisë së lartë” parashikuar nga neni 283 dhe 286 i Kodit Penal.
Redaskia Online
(o.m/shqiptarja.com)