KORÇË -Partia Demokratike, dega e Korçës, duke se ka shumë përplasje brenda anëtarëve të saj. Kjo është reflektuar me dorëheqjen dy ditë para zgjedhje të kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë, Shpendi Dragolli. Vendimin e tij, Dragolli e ka bërë të ditur në Facebook.
Në një postim të tij në Facebook, Dragolli thotë: “Duke u nisur nga një situatë tejet e rënduar brenda strukturave të Partisë Demokratike, ku njerëz të fëlliqur, të ardhur nga rruga dhe pa asnjë lloj kontributi, kërkojnë të uzurpojnë dhe për më tepër të largojnë me skuthllëqet e tyre njerëzit që kane sakrifikuar çdo gjë nga vetja e tyre ndër vite…zyrtarisht jap dorëheqjen time si kryetar i FRPD për rrethin e Korçës.
Gjithë jetën time do i jem mirënjohës atyre të rinjve dhe miqve të mi, të cilët me përkushtimin dhe sakrificën e tyre maksimale e çuam Forumin në ato nivele që nuk ka qenë kurrë më parë… Më vjen keq për 15 vjet kontribute të pandërprera për asnjë çast, por PD-në po e shkatërrojnë
duke larguar një plehrë dhe duke afruar me dhjetëra të tjerë.
I siguroj të gjithë shokët, miqtë dhe të gjithë të rinjtë që do i mbështes dhe ndihmoj sa herë të kenë nevojë!!”, përfundon shënimin kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë, Shpendi Dragolli.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com