Një 50-vjeçar është gjendur i pajetë pasditen e djeshme pranë zonës së "Unazës", në qytetin e Korçës. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Fatmir (Petro) Burbuqi, rreth moshës 50 vjeçare. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithsesi policia e Korçës dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së viktimës.
/Shqiptarja.com








