Korçë, grekët e maqedonasit
po grabisin antikuare

Korçë, grekët e maqedonasit <br />po grabisin antikuare
Arkeologu Petrika Lera ka shprehur shqetësimin për kërkimet e shumta arkeologjike klandestine që janë bërë kohët e fundit në ishullin e Maligradit dhe në zonën rreth Liqenit të Prespës.

 Zona Korçës dhe e Pogradecit, ku ai është pjesë e ekspeditave arkeologjike është ndër zona më të pasurat, ku dëshmohet qartë lashtësia e vendbanimeve më të hershme ilire. Mjafton të përmendim gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytetin e Pogradecit, të cilat kanë nxjerrë në dritë një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaretëve dhe Enkelejve. Më tej kodrat varre, ose varrezat tumulare, tumat, siç u thonë arkeologët e ndriçojnë historinë e gjenezës tonë shumë më larg se kaq.

Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon datojnë në Periudhën Neolitike, 6000 vjet para Krishtit. Por, në gjithë këtë thesar arkeologjik dora kriminale e klandestinëve dhe thesar-kërkuesve po i shkatërron themelet e lashtësisë sonë. Arkeologu Lera shqetësuar nga këto grabitje nuk di ku të kërkojë mbështetje, sepse asnjë institucion nuk përgjigjet për to. Grabitjet po bëhen tashmë hapur dhe të identifikueshme. Piratët e rinj janë “armatosur” me detektorë për të kapur sinjalin e floririt argjendit dhe bakrit që fshihet në gjirin e kodër-varreve. Nuk janë më pak të vlefshme as qeramikat,shkrimet, shenjat e qytetërimit ilir e çfarëdo gjurme që ruajtën shekujt në këto kodër-varre. Shteti u ka lënë dorë të lirë piratëve grekë dhe maqedonas të vjelin pasuritë arkeologjike. Problemi duket se e kalon shumë më tepër cakun e një biznesi klandestin. Në një intervistë për Shqiptarja.com, arkeologu korçar Petrika Lera, na njeh me përmasat e skandalit të grabitjeve, si dhe të indiferencës totale të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, Ministrisë, por edhe policisë e bashkisë së rrethit Korçë.

Intervisten e plote mund ta lexoni ne gazetën Shqiptarja.com KLIKONI KETU

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt