Policia deklaroi se Andrea Shahollari, 32 vjeç, banues në Lumalas ishte në gjendje të dehur kur u ndalua nga patrulla e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Deklarata e plotë e policisë
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Andrea Shahollari, 32 vjeç, banues në Lumalas.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 8 në Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 829 BH.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Pogradec
Redaksia online
A.Dr/Shqiptarja.com