KORCE – Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionin për heqjen e tabelave të reklamave në aksin Korçë-Pogradec. INUK do të heqë 150 tabela të reklamave në këtë aks, ndërsa deri në orët e para të mëngjesit janë hequr 2 tabela dhe aksioni vazhdon. Tabelat e mëdha të reklamave në anë të akseve kryesore në vend u ndaluan për shkak se kthehen në burim aksidentesh duke shpërqendruar shoferët.