Korçë, jetimët pre e shfrytëzimit
dhunës e trafikimit nga tutorët

Korçë, jetimët pre e shfrytëzimit<br />dhunës e trafikimit nga tutorët
KORCE - Fëmijët jetimë shpesh bëhen pre e dhunës, shfrytëzimit dhe trafikimit. Në këtë konkluzion ka arritur Shoqata kombëtare “Jetimët në fokus”, me degën e saj në Korçë.

Sipas kësaj shoqate, nga 46 lypës që janë të regjistruar nga policia në qarkun e Korçës, 27 prej tyre shfrytëzohen për qëllime fitimi nga të afërm e tutorë, ndërsa këtë vit 16 fëmijë të dhunuar apo të shfrytëzuar janë marrë në mbrojtje nga shoqata “Fëmijët në Fokus”.
 
“Ne jemi marrë me 16 raste në qytetin e Korçës. Kemi pasur edhe një projekt me shoqatën ballkano-egjiptianët, që kishin braktisur shkollat, nuk i linin prindërit, braktisnin shkollat, punonin në punë të zezë dhe këta i kemi marrë dhe i kemi futur në një shkollë 8-vjeçare që është pranë poliklinikës. Ndiqen rregullisht nga shoqata. Librat dhe të gjitha ua sigurojmë ne si shoqatë. Dhuna është evidente në familje, por nuk është në nivele alarmante. Në zonat rurale kjo dhunë është më e kamufluar”,-thotë Maksim Lito, (foto) kryetar i Shoqatës Kombëtare “Fëmijët në Fokus”.
 
Kjo shoqatë ka pasur raste që nuk ka gjetur mbështetjen e duhur nga policia dhe organet e drejtësisë. Rast tipik ishte ai i rrëmbimit të 3 fëmijëve jetimë nga gjiri i nënës me qëllim trafikimin si lypsar në Greqi disa muaj më parë, që u kapën nga policia greke dhe u morrën në mbrojtje nga një shoqatë jetimësh në Selanik.

Redaksia Online
(sf/by/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa