KORCE - Policia kufitare e Kapshticës në Korçë ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një sasi lënde narkotike prej 25 kg kanabis sativa, si dhe arrestoi poseduesin e saj.
Policia vuri në pranga, drejtuesin e kamionit me targë TR5327L ku u gjet droga, 58-vjeçarin Adrim Mullara.
Sipas të dhënave nga policia doganore, lënda narkotike e ndarë në dy pako kishte si destinacion shtetin grek.
Policia po heton për të tjerë persona të implikuar në këtë rrjet trafikimi.

(Foto: Droga e sekuestruar)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com