Korçë, “Stafeta” bllokon 307 kg
kanabis, 3 në pranga dy në kërkim

Korçë, “Stafeta” bllokon 307 kg<br />kanabis, 3 në pranga dy në kërkim
KORÇË - Sekuestrohen në fshatin Pojan të Korçës, 307.7 kilogramë lëndë narkotike e canabis sativa dhe në pranga janë vënë tre persona. Policia e Korçës ka bërë të ditur se, lënda narkotike është gjetur në një banesë gjatë operacionit të koduar “Stafeta”.
 
Forcat e policisë kanë vënë në pranga, Deni Shahinin, 34 vjeç, banues në Maliq të Korçës, Aleks Kreshpanjin, 44 vjeç, banues Korçë dhe Gramoz Vilën, 43 vjeç, banues Libonik të Korçës.
 
Sipas policisë, dyshohet se, 3 të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin, organizonin transportin e lendës narkotike nga fshati Lazarat i Gjirokastrës në drejtim të Korçës, ku dhe e përpunonin me qëllim shpërndarjen dhe transportimin për në shtetin grek.
 
Policia tha se, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë si pjesë e këtij grupi kriminal. Gjatë aksionit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 3 automjete, 9 aparate celularë, 800 euro, 75.000 lekë të vjetra, një peshore elektronike, qese të vjetra plastmasi dhe natriban.
 
Dosja me materiale në ngarkim të të arrestuarve i ka kaluar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lendes narkotike”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim