Korçë, “zinxhiri” kap
42 kg kg marijuanë

Korçë, “zinxhiri” kap<br />42 kg kg marijuanë
KORÇË - Përmes operacionit të koduar “Zinxhiri”, Policia e Korçës arrestoi tre trafikantë droge që shpërndanin sasi të mëdha lënde narkotike në qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës.
Kështu gjatë aksionit u prangosën 21-vjeçari Kristi Gjergji Pojani, banues në lagjen nr. 14. në Korçë, i proceduar më parë për “Trafik të Mjeteve Motorike”; Gazmend Memo Bashaj, 26 vjeç banues në Lazarat të Gjirokastrës si dhe Elsid Bedri Avduli, 22 vjeç banues në lagjen Zinxhiraj në Gjirokastër, edhe ky i padënuar më parë.
Pas një hetimi tremujor, policia e Korçës finalizoi aksionin në vendin e quajtur “Trekëndëshi”, në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, duke arrestuar në flagrancë tre shtetasit në fjalë. Ata shpërndanin drogë në sasi të mëdha midis qarkut të Gjirokatrës dhe atij të Korçës. Gjatë aksionit “Zinxhiri” u sekuestruan 42 kilogramë drogë e llojit marijuanë, dy automjete dhe katër aparate celular. Sipas policisë droga e marrë nga fshati Lazarat i Gjirokastrës, ku ndodhen edhe parcela të shumta droge, kishte si destinacion Greqinë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor