Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Korçë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 9:00, kur një automjet me targa greke YHN2476, me drejtues P.M, 42 vjeç, është përplasur me një autobus pranë fshatit Bulgarec.
 
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit me targë NIY 6157, I. Beco, 40 vjeç.
 
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.