KORCE- Tre vjet pas ndërtimit të banesave sociale, Këshilli Bashkiak ka miratuar me konsensus listën e familjeve të pastreha që do të përfitojnë 35 apartamente të ndërtuara nga Enti i Banesave.
Këshilltarët kanë votuar me votuar pro listës me emrat e 43 familjeve që përfitojnë nga ky program.
Duke qenë se numri i të pastrehëve është më i lartë se banesat sociale parashikohet që një pjesë e tyre të kalojnë në programet e tjera të strehimit si pasojë e pamundësisë financiare për blerjen e apartamenteve.
Sipas të dhënave kostoja e ndërtimit të përllogaritur është 32 000 lekë/m2 çka shënon një çmim disi më të ulët krahasuar me tregun e shitjes së apartamenteve dhe i lehtëson këto familje.
Ndërkaq lista e emrave të cilët do përfitojnë apartamentet do t’i dorëzohet Entit të Banesave për të përcaktuar familjet të cilat do të strehohen në këto banesa.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com