KORCE- Mjekët e spitalit të Korçës ndërpenë sot paradite punën për 1 orë në shenjë proteste dhe në mbështetje të kolegut të tyre, Thoma Nini. Doktori pneumolog u dhunua dje nga një pacient duke u qëlluar me mjete të forta në kokë.

Protesta e 200 mjekëve dhe infermierëve të spitalit të qytetit juglindor ishte paralajmëruar që prej ditës së djeshme në shenjë apeli për të kërkuar të merren masa për mbrojten e mjekëve dhe infermierëve në detyrë.  Mjekët deklaruan se kanë mbështetjen e e ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkuan dënimin e rastit.

PLAGOSJA E MJEKUT
Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në ambientet e spitalit, kur mjeku Thoma Nini u qëllua nga 61 vjeçari Hajdar Bregu nga fshati Libonik i Korçës. Pacienti pasi kishte debatuar me mjekun pneumolog ne ambjentet e spitalit te Sanatoriumit, e ka goditur me mjete te forta në kokë duke i shkaktuar plagë. Policia arrestoi në flagrancë dhunuesin e mjekut i cili pretendonte se mjeku Thoma Nini e ka privuar nga e drejta e KEMP-it. Policia bëri të ditur se mbi 61 vjeçarin rëndon akuza e Goditje per shkak te detyres.
(di/sg/shqiptarja.com)