Policia e Korçës ka ndaluar një 35-vjeçar të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim. Në pranga është vënë shtetasi Taulant Hysaj, 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.
 
Gjykata e Apelit Korçë, me vendim nr 431 datë 08.11.2016, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
 
Ndalimi i këtij shtetasi lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 26.08.2016, në fshatin Zëmblak-Maliq, ku shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me vëllain e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H, 40 vjeç.
 
Ndërkohë, policia vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com