KORCE- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Korçës rreth orës 12:00 kur përgjatë bulevardit “Republika”, zënka mes disa të rinjve për parakalim me makinë përfundoi në të shtëna me armë. Sipas policisë Taulant Konica 24 vjec nga fshati Vashtmi po udhëtonte në automjetin e tij X5, ndërkohë që është ngrindur për parakalim të gabuar me dy persona të tjerë, banues në qytetin e Korcës të cilët po udhëtonin në një makinë tjetër.
Mësohet se Samuel Pengu dhe Eanthi Mucllari,të dy të moshës 19-vjec në grindje e sipër kanë goditur me mjete të forta 24 vjecarin dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit. Fatmirësisht Taulant Konica i ka shpëtuar plumbave,ndërkohë që rreth 15 minuta pas ngjarjes uniformat blu të qytetit juglindor kanë mundur të arrestojnë dy të rinjtë. Ngjarja e ndodhur në qëndër të qytetit ka tronditur banorët aty pranë,të cilët janë alarmuar nga të shtënat e armëve.
(di/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com