Korçë, policia kap 15 kg hashash
4 në pranga, destinacioni Greqia

KORÇË- Sot në orët e mbrëmjes në aksin rrugorë Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Fitore janë sekuestruar 15 kilogramë hashash me destinacion Greqinë.
 
Sipas informacioneve të policisë së Korçës, në aksionin e transportimit të lëndës narkotike ishin të përfshira dy makina, përkatësisht automjeti tip Audi AA 314 CA, dhe Suzuki AA 083 GR.
 
Mësohet se një makinë para kontrollonte rrugën për prezencën e punonjësve të policisë, ndërsa një automjet i dytë i ngarkuar me drogën ndiqte të parin.
 
Por makinat janë pikasur nga Policia e Komisariatit të Devollit, që ka vënë në pranga 4 persona.
 
Të arrestuar janë Andri Hysolli 26 vjeç, Gerti Hysolli, 28 vjeç, të dy banues në fshatin Arrëz, Aurel Xhaçka 41 vjeç, banues në Bracanj dhe Kristian Grenioti 26 vjeç banues në Korçë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen