Korçë, policia ndalon makinën
për shpejtësi, gjen 50 kg kanabis

Korçë, policia ndalon makinën<br />për shpejtësi, gjen 50 kg kanabis
KORCE- Ndalojnë makinën për shkelje të rregullave të qarkullimit, por pas kontrollit gjejnë 50 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Paraditen e djeshme, rreth orës 11:00 Policia e Korçës ndaluan në vendin e quajtur tek “Miniera e Petrushës” në aksin rrugor Pogradec – Korçë mjetin Alfa Romeo.
 
Në momentin e kontrollit drejtuesi i mjetit dhe një shtetas tjetër, i cili ishte bashkë me të në makinë janë larguar me vrap duke braktisur makinën.  Policia ka gjetur brenda në bagazhin e makinës 53 kg e 865 gr. lëndë të dyshuar canabis sativa e cila ishte ndarë në 50 pako.
 
Policia thotë se ka identifikuar personat, në bazë të dokumenteve të mjetit dhe i ka shpallur në kërkim, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Destinacioni i mjetit ishte në drejtim të qytetit të Korçës. Policia po punon për kapjen e autoreve të cilët akuzohen për ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit