Ata i kanë bërë apel gjithashtu instancave përgjegjëse që të reagojnë, para se kjo godinë, që “mbajti gjallë frymën e shqiptarizmit të kthehet në një bunker betoni”. Me pankarta të ndryshme ku shkruhej “Zgjohuni Korçarë”, “E dua historinë e Korçës” dhe “Stop monedhokracisë që po shkatërron vlerat” ,të rinjtë dhe intelektualët kanë pohuar para mediave se do i drejtohen me një letër ndërgjegjësuese dhe Kryeministrit.
Sipas tyre, ndërtesa ku u ngrit flamuri i Korçës Autonome ka të njëjtën rëndësi dhe vlerë si selia e qeverisë së Vlorës dhe kryeministri duhet të mendojë se çfarë do të bëhet me godinën e republikës së parë shqiptare.
Shtëpia e flamurit u shemb mbrëmjen e 15 gushtit. Dyshohet që ndërtesa të jetë shembur me mjete të rënda, por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për interesa të pronarëve apo për ndërtimin e një godine të re në vend të asaj ekzistuese. Edhe pse ka kaluar plot një javë nga shkatërrimi i kësaj vepre monument kulture, kthimi i saj në gërmadhë vazhdon të mbetet pa autor.
Kjo nuk është protesta e parë e zhvilluar para “Shtëpisë së Flamuri”t, rreth pesë ditë më parë një grup të rinjsh kërkuan gjithashtu rindërtimin e saj dhe mbrojtjen e vlerave të qytetit juglindor.
(da.is/Shqiptarja.com)
