KORCE- Partia Socialiste çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë Korçë. Në këto zgejdhje PS përfaqësohet nga kandidati Sotiraq Filo. I pranishëm në çelje e fushatës ka qenë edhe zëvendëskryeminstri Niko Peleshi. Në fjalën e tij, kandidati i PS, Sotiraq Filo, u ndal tek objektiat kryesore të programit për investime në qytetin e Korçës dhe projektet kryesore.

“5 pikat kyçe të programit janë infrastruktura, gjelbërimi, dhe kanalizimet në të gjitha lagjet. I kemi dhënë Korçës një imazh të denjë për të. Ky qyttet do të ketë të ardhme të ndritur. Projekti kryesor i yni është ndërtimi i landfillit të Maliqit, si dhe projekt për menaxhimin e plehrave. Motoja jonë do të jetë punësimi, si dhe do tregojnë kujdes për moshën e tretë”, u shpreh Filo.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)