KORCE- Partia Socialiste zhvillon takimin përmbyllës elektoral në qarkun e Korçës. Në fjalën e tij, kreu i PS tha se ky takim përmbyllës elektoral në Korçë është “më i jashtëzakonshmi, pasi sheshi është mbushur plot”. Rama tha se “PS është alternativa për t’i dhënë fund rrënimit dhe për t’i hapur rrugë rilindjes". Rama tha se "prania e mijëra qytetarëve në shesh është vula drejt një fitoreje të madhe, të thellë, e cila do të jetë fitorja e Shqipërisë europiane mbi rrënimin, injorancën, analfabetizmin, papunësinë, korrupsionin dhe krimin".
Kjo ditë, tha Rama do të jetë edhe shpëtimi i kryeministrit Sali Berisha, pasi sipas tij, "nga rilindja do përfitojë edhe katragjyshi, se do çlirohet nga antiplumbi, do ketë një shans për t'u bërë një plak normal".
“Në këto ditë kemi pasur privilegjin nga kjo tribunë të shikojmë pamje të jashtëzakonshme. Mirënjohjen më të madhe për gjithë ata që na kanë pritur në sheshe, kudo ku kemi shkuar. Me ndjesën për të gjithë, kjo e sotmja është me e jashtëzakonshmja. Është pamja që në mënyrën më të mrekullueshme, bashkon praninë e njerëzve me ngjyrën dhe erën e rilindjes që po fryn në Korçë. S’i vë faj katragjyshit, që thotë vë lentet e mëdha për të shumëfishuar njerëzit në sheshe. S’ka faj se me gjithë njerëzit që merr me zor në autobusë e i çon sa në një qytet në tjetrin. Korça e mbledhur kështu në shesh po manifeston me praninë e saj vullnetin e një populli të tërë më që 23 qershor, do të ndryshojë faqen e historisë", tha Rama.
Kreu i PS tha se Berisha tashmë ka kaluar tek sulmet personale ndaj tij, i ndikuar nga “veset e së kaluarës”.
“Humbjen e ndjen së pari Sali Berisha, pasi sheh sheshet bosh, dhe pastaj fillon me sulme personale. I mbeti syri të vrima e çelësit të derës time. Le ta lëmë Saliun të vazhdojë ta mbajë syrin tek vrima e çelësit tim si ata të sigurimit që ju shkonin mbrapa të dashuruarve tek liqeni artificial dhe ju bënin raporte për degjenerimin. Vesi del me shpirtin thotë një shprehje, e ke nga koha e vjetër me shfaqjet e huaja, nga koha e gërshërëve për prerjen e flokëve, nga koha kur të mbanin në varkë e të shëtiste partia në liqen e ti bëje çmos që t'i tregoje partisë ku ti gjente armiqtë. Shqipëria do të ndëshkojë edhe për shumë e shumë arsye të tjera këtë kryeministër që e nisi si kryetar i partisë së ëndrrave dhe shpresave dhe po e bitis si bajraktari i një familje që e ka bërë shtetin leckë”, tha Rama.
Duke u ndalur tek tradita korçare, Rama tha se do të anulohet ligji i importit të plehrave, për tu rikthyer në një mjedis të pastër. Me tej kreu i PS tha se në këtë qytet do të vijojnë investimet, për t’i kthyer pamjen e humbur.
“Do të anulojmë importin e plehrave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Korça e ka bërë zgjedhjen e saj edhe herë të tjera, e ka zgjedhur ustain e saj Niko Peleshi, e tani do zgjedhe edhe përfaqësuesit në e saj në parlament. Do të bëjmë Korçën qytetin kua asnjë çift i ri nuk do dojë të largohet, dhe qytetin ku çdo çift i ri do të dojë të vijë për muajin e mjaltit”, u shpreh kreu i PS.
PS, PREZANTOHEN KANDIDATET NE KORCE
Kandidatët për deputetet për zgjedhjet e 23 qershori në këtë qark, vunë theksin në problematikat me të cilat ata përballen çdo ditë. Shqetësimet e tyre i shprehën edhe të rinjtë e diplomuar, por të papunë, emigrantët, dhe fermerët.
Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi tha se “tashmë, ka ardhur koha për rotacion dhe Berisha duhet të largohet sepse është i lodhur”.
“Të gjithë kemi nga një fishek në xhep, fishekun e demokracisë, ta shkrehim në 23 qershor atje ku duhet, të votojmë numrin 29”, u shpreh kandidati Ylli Ziçishti.
Nga qyteti i Korçës, deputeti Ben Blushi, tha se “pas 23 qershorit Berisha do të dalë në pension”.
“Korça është qytet i mikpritjes, por vetëm një njeri nuk e do kurrë, dhe ai është Sali Berisha. Saliu mbas 5 ditësh del në pension. Dhe nga Korça po i bëj disa premtime. Korça do ta mundë në 23 qershor. E dyta siç e ka zakon Korça, Saliut do t’i falim 44 libra të ketë kohë të shtyjë pensionin e vet pas 23 qershorit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com