Korçë, shtëpia e Pavarësisë
Peleshi: Do e rindërtojmë

Korçë, shtëpia e Pavarësisë <br />Peleshi: Do e rindërtojmë
KORCE - Një ditë pas shembjes të shtëpisë ku patrioti Themistokli Gërmenji ngriti flamurin dhe shpalli Korçën krahinë autonome, kryetari i bashkisë, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat ka konfirmuar se bashkia është e gatshme që me fondet e saj ta rindërtojë ndërtesën nga e para.

Kreu i bashkisë të qytetit juglindor ka pohuar se mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Kulturës është dërguar një shkresë ku kërkohet lejë për të lejuar institucionin e bashkisë të ndërhyjë për rindërtimin e shtëpisë, monument kulture.

Ndërsa i ka bërë apel Institutit të Monumenteve të Kulturës të japë “dritën jeshile”, z.Niko Peleshi ka theksuar se kjo duhet bërë brenda datës 28 nëntor, në kuadër kjo të 100 vjetorit të pavarësisë.

Shtëpia ku patrioti Themistokli Gërmenji ngriti flamurin e Korçës Autonome u shkatërrua gjatë mbrëmjes të së mërkurës. Pamjet tregojnë se ajo është shembur me mjete të rënda, por nuk është konfirmuar ende nëse kjo është bërë për interesa të pronarëve apo nëse aty do të ngrihet një godinë e re. Ndërkohë vetë kryetari i bashkisë, Niko Peleshi një ditë më parë ka konfirmuar se bashkia nuk do të japë asnjë lejë që në vend të shtëpisë ku u ngrit flamuri i Korës Autonome të ngrihet një ndërtesë e re që nuk ka lidhje me të parën.
(da.is/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat