KORÇË-Gjykata e Faktit në qytetin e Koçës ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj 21 punonjësve të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë.
 
Shtyrja e seancës së radhës ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë për shqyrtim të gjykimit të shkurtuar, kërkesë kjo e  kërkuar nga pala mbrojtëse dhe e pranuar nga gjykata. Në seancën e sotme në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm dhjetëra familjarë të gardianëve të cilët kërkonin lirimin e tyre. 
 
Seanca e radhës për 21 punonjësit e burgut të Drenovës ku gjykata pritet të japë vendimin u shty për në datën 20 shkurt.
 
21 punonnjësit u arrestuan pas arratisjes së 7 të burgosurve në 23 nëntor të vitit të kaluar. Mbi ta rëndon akuza  e shpërdorimit të detyrës. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)