Korçë, të rinjtë protestë
për "Shtëpinë e Flamurit"

Korçë, të rinjtë protestë <br />për "Shtëpinë e Flamurit"
KORCE - Një grup të rinjsh nga qyteti i Korçës kanë dalë sot rreth orës 12.45 minuta përpara shtëpisë së flamurit duke protestuar paqësisht për shembjen sistematike të monumenteve të kulturës në qytetin juglindor.

Me pankarta në duar, që simbolizojnë zinë për shembjen e godinës ku patrioti Themistokli Gërmenji shpalli Korçën Krahinë Autonome, të rinjtë kanë shprehur indinjatën e tyre, duke kërkuar njëkohësisht më tepër vëmendje dhe kujdes. Sipas tyre ka më shumë se dy vjet që në sy të Inspektoriatit Ndërtimor dhe policisë bashkiake po shkatërrohen vlerat kulturore të qytetit, ndërkohë që askush nuk reagon.

Shtëpia e flamurit u shemb gjatë mbrëmjes të së mërkurës, duke mbetur tashmë vetëm një hije e të kaluarës së lavdishme. Ndërtesa është shembur me mjete të forta, ndërkohë që ende nuk ka një autor.

Vetë kryetari i bashkisë, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat ka theksuar se bashkia nuk do të japë asnjë lejë për ndërtimin e ndonjë ndërtese të re në të njëjtin ambient që nuk ka lidhje me ndërtesën e flamurit. Peleshi bëri të ditur gjithashtu se institucioni i bashkisë ka dërguar një shkresë në Ministrinë e Kulturës për të rindërtuar nga e para godinën. Sipas tij është kjo e fundit tashmë që duhet të japë “dritën jeshile”.
(da.is/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat