Një argjendari është tentuar të grabitet në qendër të qytetit të Korçës pasditen e sotme. Dy persona të armatosur kanë hyrë në argjendarin e shtetasit Roland Topi, teksa ky i fundit i ka kundërshtuar ata.

Pas një konfrontimi fizik agresorët janë larguar pa marrë asgjë nga argjendaria.

Pak me larg argjendarisë ata i priste një automjet me targa Elbasani me të cilin janë larguar. Policia është vënë në ndjekje të tyre.