KORCE - Një javë pasi drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka, e cilësoi Rajonin e Korçës si një prej rajoneve ku respektohen më së miri kushtet e therjes së bagëtive në thertore, në të vërtetë duket se realiteti flet me gjuhën e kundërt.
Problemi është i prekshëm në qytetin e Pogradecit, ku ushtrojnë aktivitet dy thertore, ndërkohë që vetëm njëra prej tyre plotëson kushtet dhe standardet për therje.
Thertorja, e cila nuk përmbush standardet për ushtrim të rregullt të aktivitetit, ndodhet në territorin e Bashkisë Pogradec. Gjatë një kontrolli të kryer rreth një muaj më parë në thertore AKU, Korçë konstatoi shkelje, duke firmosur në këtë mënyrë nga drejtori Veniamin Napuce, në datën 21.06.2012 dhe një vendim ku kërkohej mbyllja e subjektit për shkak të vendit të papërshtatshëm si dhe kushteve higjeno-sanitare.
Por edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga ky vendim, thertorja vazhdon aktivitetin e saj.
Ndërkohë pronari i thertores tjetër, e cila ndodhet në territorin e komunës Vërdovë, ankohet për konkurrencë të pandershme. Salltën Kormollari shprehet se ka investuar me miliona lek për të plotësuar kushtet e kërkuara, por tashmë ndihet i pafuqishëm, ndërkohë që ligji nuk funksionon njësoj për të gjithë.
Ndërkohë lidhur me këtë problem kryeinspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, Sotiraq Jankulla, është shprehur AKU, e ka penalizuar subjektin, ndërsa është bashkia Pogradec ajo e cila ka legalizuar më tej procesin. Sipas tij në këtë rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pafuqishëm, duke hedhur akuzat mbi Bashkinë e Pogradecit.
Deri në marrjen e masave thertorja brenda territorit të Bashkisë Pogradec, do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, ndërsa instancat përgjegjëse përplasin akuza me njëra-tjetrën.
(da.is/gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com